Dedivanaj: Votimi nga diaspora ndikon drejtpërdrejt në demokratizimin e Shqipërisë
I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", Agron Dedivanaj vlerësoi rolin e diasporës në procesin zgjedhor, duke e konsideruar votën si një mjet ndikues për zhvillimin demokratik dhe europian të Shqipërisë.
" Diaspora mendon gjithmonë për atdheun e vetë dhe nëpërmjet votimit ne e kemi mundësinë që të ndikojmë drejtpërdrejtë si në demokratizimin e procesit zgjedhor ashtu edhe në pjesëmarrjen në zgjedhjen e opsionit politik që do të kenë efektin më të mirë të zhvillimit, të lulëzimit apo standartit të jetës së bashkëtdhetarëve tanë në Shqipëri.
Ne që jemi larg, ne ndjejmë krenari dhe gëzim kur vërejmë që shteti ynë amë po zhvillohet me një infrastrukturë të modernizuar, se është një nga qendrat turistike më të vizituara në rajon, se punon në ndikimin e angazhimin e plotë drejt arritjes së qëllimeve europiane dhe euroatlantik.
Unë mendoj se në këtë zgjedhje, apo zgjedhjet në përgjithësi mbahen në një atmosferë ttë drejtë demokratike gjithëpërfshirëse dhe të lira që i lejojnë çdo qytetari të drejtën e votës lirisht sipas preferencave të tij, ky është një model që tregon se ky vend është gati të jetë anëtarë i familjes së madhe europiane", u shpreh Dedivanaj.
