Mila: Mandati i 10 për PS në Elbasan, një rezultat historik
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", kandidatja e PS në Elbasan, Sara Mila, komentoi mbi ecurinë e procesit të numërimit dhe rezultatin e deritanishëm.
" Entuziaste do të thoja pak. Besoj dhe ju e keni marr vesh që ne jemi duke mbajtur për momentin mandatin e 10 si Parti Socialiste për Elbasanin. Një rezultat i paarritshëm kurrë më parë. Jemi duke hapur kutitë dhe po shohim që rezultati po qëndron i tillë.
Shpresojmë deri në fund të mund ta realizojmë këtë projeksion për 10 mandate për Elbasanin.
Basti jonë publik ka qenë 9 mandate kështu që mandati i 10 vjen si një shpërblim shumë i madh për një punë shumë të madhe.
Unë ndodhem në Pallatin e Sportit, ku shumica e kutive numërohet pikërisht këtu për bashkinë Elbasan. Absolutisht nuk ka pasur asnjë lloj problematike apo incidenti. Çdo gjë po shkon mirë.
Edhe numëruesit nga të gjitha krahët politikë janë duke vazhduar procesin në qetësi.
Padiskutim që lodhja bën të vetën dhe ka një lloj ngadalësimi në numërim, megjithatë gjithçka brenda normales", u shpreh Mila.
