Kaziaj: S’mund të kthejmë Shqipërinë në një Lukashenko tjetër
Gjatë një interviste për "Ora News", avokati Altin Kaziaj shprehu shqetësimin për rezultatin e zgjedhjeve dhe mungesën e një platforme të qartë qeverisëse.
" Mendoj se është një kontestim i tyre për shkak të precendit që kanë pasur këto zgjedhje dhe në zgjedhjet e mëparshme.
Të gjitha raportet e OSBE-Odihrit kanë qenë ato fillestare dhe përfundimtare të gjitha të zeza.
Unë nuk e di sesi mund të shikojmë këto numra të votave të dhëna për këtë qeveri kur është mandati i 4.
Ne nuk mund të istaurojmë, të themi një autokraci ose një diktaturë në këtë vend ta bëjmë një vend si Shqipëria, me një Lukashenko në krye, që nuk ka një platformë politike, por nuk dihet se nga vijnë këto vota, ku platforma e vetme e kësaj qeverisje ka qenë Zeqineja e Roskovecit që ka bërë publicitet për Gaz Bardhin, ndërkohë që nuk dimë se çfarë ka pasur si platformë për të fituar në mënyrë të tillë", u shpreh Kaziaj.
