Softa: Probleme ka pasur, ka dhe do të ketë, por procesi duhet të jetë i qetë dhe i pranueshëm

Gjatë një interviste për "Ora News", eksperti i sigurisë Fatjon Softa vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve në votime dhe theksoi rëndësinë e një procesi zgjedhor të qetë, pa incidente, për të garantuar legjitimitetin dhe pranueshmërinë e rezultatit.

"Qytetarët e kryen detyrën e tyre, kanë votuar dhe vullneti i tyre është në kutitë të votimit.

Sigurisht që është procesi që duhet të jetë i qetë, pa problematika, në mënyrë të atillë që të përmbyllë këtë detyrim që ka administrata publike, KQZ-ja por edhe vetë qytetarët që zgjedhjet të jenë të pranueshme, të jenë të qeta dhe pa ato problematikat e zakonshme që kemi parë, siç janë përleshjet, vrasjet, të cilat kanë shqetësuar jo vetëm opinionin publik por edhe vetë ndërkombëtarët sepse kanë qenë zgjedhje me tone dhe me konflike.

Sigurisht që probleme ka pasur, probleme ka, probleme do të ketë, por është faza e numërimit dhe dalja e rezultatit.

Dalja e rezultatit për forcat politike, duke parë numrin e mandateve që çdo forcë do të marr por sigurisht edhe si do jetë përbërja e Parlamentit duke u nisur nga ngjyrat e çdo përfaqësimi të forcave politike duke parë edhe sa do të arrijnë ato parti të reja që garuan dhe guxuan të futen në një proces përballë dy partive të mëdha tradicionale", u shpreh Softa.