“Ishim përgatitur për kushte normale”/ Xhelal Mziu: I paarritshëm mandati i 3-të në Dibër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2025, 18:46
Kandidati i PD në Dibër, Xhelal Mziu tha se partia që ai përfaqëson nuk do të arrijë të kapë mandatin e tretë në Dibër.
“Ne kemi qenë të përgatitur për rezultatin që do të merrnin, por flas për kushte normale, jemi përplasur me makina të pafundme në lagje, po rrezikohet vota e qytetarëve.
Tentojmë për të kapur 3 mandate, por më duket i paarritshëm”, tha Mziu për mikrofonin e Top Channel.
Deri më tani në qarkun Dibër kryeson PS me 3 mandate, kurse PD ka arritur të sigurojë 2.
NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI
