Zgjedhjet 2025/ Kraki: Nëse çdo gjë ka shkuar rregullt, atëherë paskemi disa Shqipëri

 

Analisti politik Nezir Kraki, në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", u shpreh se megjithëse procesi zgjedhor dukej më i mirë se herët e tjera, realiteti që ai sheh në Shqipëri nuk përputhet me atë të një vendi model.

" Mesa pashë procesi si proces është më i mirë se proceset e mëparshme që Shqipëria ka organizuar.

Unë nuk dua ta relativizoj dhe nëse të gjitha kanë shkuar të rregull dhe nuk ka pasur manipulime, sforcime, blerje apo dhunim të vullnetit të lirë të njerëzve atëherë na qenkan 2-3 Shqipëri.

Sepse kjo Shqipëria që unë shoh dhe analizoj nuk më del të jetë ajo Shqipëria model në të cilën njerëzit janë të ekzaltum dhe shumë të gëzuar që jetojnë aty e mezi presin me padurim që të vazhdohet i njëjti ritëm.

Një defekt mund të ketë ndodhur ndoshta ama nuk e di se ku", u shpreh Kraki.