Numërohen 202/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët numërojnë mbi 30 mijë vota
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2025, 16:18
Në qarkun Durrës vijon numërimi i kutive të votave.
Në qarkun e Durrësit janë numëruar 202 kuti votimi nga 493 që janë gjithsej.
Nga të dhënat që ka raportuar KQZ-ja rezulton se socialistët kanë deri tani 8 mandate dhe mandatin e tyre të tetë e kanë shumë fort të mbrojtur.
PS numëron 30609 vota deri më tani, ndërsa demokratët i ndjekin me 22480 vota.
