Dedaj: Mungon entuziazmi te të dy kampet, partitë e reja e kanë të vështirë me këtë pjesëmarrje
I ftuar në emisionin "Drejt" në "Ora News", gazetari Reldar Dedaj tha se në këtë fushatë ka munguar entuziazmi te të dy kampet politike dhe se partitë e reja e kanë të vështirë të fitojnë mandate për shkak të pjesëmarrjes së ulët.
" Mungon entuziazmi në të dyja kampet. Nga elektorati mungon entuziazmi, kjo është shenja më e dallueshme.
Unë e shoh këtë klasë politike që duhet të reflektojë, ka mungesë shkëlqimi në atë çfarë i mobilizon masat.
Unë mbaj mend në 2005, një deklaratë e Jozefina Topallit entuziazmoi shumë rininë e asaj kohe.
E pash deklaratën e saj sot, nuk ishte e njejtë, ishte shumë e zbehtë.
Po të shohësh edhe deklaratën e zotit Berisha ishte e njëjta situatë.
Unë mendoj që përsa i përket partive të reja i vetmi shans për të prodhuar një mandat deputeti është Tirana, nuk ka asnjë zonë tjetër.
Mendoj se duke parë këtë pjesëmarrje, është shumë e vështirë për partitë e reja", u shpreh Dedaj.
