Ramaj: Në disa zona u vu re patronazhimi dhe orientimi i votuesve pranë qendrave të votimit

I ftuar në "Ora News", avokati Redi Ramaj tha se në disa qarqe ka konstatuar raste të patronazhimit dhe orientimit të qytetarëve pranë qendrave të votimit, një praktikë që sipas tij është problematike dhe mund të përbëjë shkelje të Kodit Zgjedhor.

" Me thënë të drejtën nga ato çfarë pash sot, pashë disa konfrontime kresisht të Partisë Socialiste dhe faktit që Partisë Demokratike i duhet që për shkelje dhe parregullsi duhet ti gjej faktet dhe provat në mënyrë që të ketë mundësi nëse do të bëj kontestime ose nëse do të nxjerr problematika në pah.

Normalisht, procesi i votimit duhet të shkoj qetë, kryesisht në shumicën e qendrave të votimit ka qenë i rregullt dhe normal.

Mund të ketë pasur problematika me njerëz që afroheshin në qendra votimi.

Këtë e kam konstatuar dhe personalisht në disa zona dhe në disa qarqe.

Shihet një tendencë që ka qenë dhe herë të tjera e patronazhimit të njerëzve ose të orientimit të njerëzve ose të deformimit të vullnetit të tyre, në momentin që ata i afrohen një qëndre votimi të caktuar dhe kjo besoj se është problematike referuar Kodit Zgjedhor referuar dhe veprave penale që mund të konsumohen dhe faktit që në të gjithë këtë histori kemi parë çdo ditë një formë organizimi të shtetit që kjo dihet, në ndikim ose në orientim të procesit zgjedhor, gjë që është problematike mendoj. Mundet të deformojë vullnetin e zgjedhësve", u shpreh Ramaj.