Vëllai i kandidates së PS në Belsh nuk largohet nga qendra e votimit, intimidon votuesit dhe komisionarët

Vëllai i kandidates së PS në Elbasan Ervina Meta, Bledar Ferhati është fotografuar prej disa orësh teksa qëndron në qendrën e votimit nr 25/87 në Belsh.

Sipas denoncimeve nga qytetarët Ferhati po intimidon votuesit dhe komisionarët.

Në fotot e publikuara duket ai i cili qëndron me persona të ndryshëm tek ambientet e qendrës së votimit.

Raste të tilla janë regjistruar shumë gjatë ditës së sotme në qendra të ndryshme të votimit në vend ku janë regjistruar edhe konflikte.