90-vjeçarja has vështirësi gjatë procesit të votimit, nuk kupton qartë votimin elektronik, e ndihmon komshiu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 15:54
Një 90-vjeçare ka hasur vështirësi gjatë procesit të votimit në njësinë numër 10. Mësohet se e moshuara nuk e kupton procesin e votimit elektronik dhe ka kërkuar ta ndihmojë dikush.
Ajo nuk ishte e shoqëruar nga ndonjë i afërm dhe e ka ndihmuar një komshi.
Sipas ligjit, e moshuara mund të votojë nëse e ndihmon një familjar/e që nuk ka votuar në njësinë 10 ose person tjetër i panjohur, por që nënshkruan një deklaratë.
E moshuara në fund votoi, pasi e ndihmoi një komshi icili nënshkroi një deklaratë.
"Unë jam 90 vjeçe. S’jam dakord me një të huaj, sepse vota është e fshehtë. Por, hajd të vijë zotëria," tha e moshuara.
