Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori i OSBE viziton Qendrën e KQZ-së të Votimit nga Jashtë, shoqërohet nga Celibashi

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran, i shoqëruar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vizitoi sot Qendrën e KQZ-së të Votimit nga Jashtë.

Drejtorja e Votimit nga Jashtë, Jona Josifi, e njohu atë me gjithë procesin që nga mbërritja e votës, hapja e zarfit dhe ndarja e materialeve në kutitë përkatëse për t’u numëruar, më pas, pas përfundimit të procesit të votimit në Shqipëri, paralelisht me votat e tjera.

Ambasadori është shprehur shumë i impresionuar me nivelin e profesionalizmit me të cilin është organizuar mbledhja e votave nga jashtë vendit.

Sa i takon çështjes së fshehtësisë së këtyre votave, Tarran tha se nuk kishte asnjë shqetësim për sa i përket punës së KQZ-së, por theksoi se fshehtësia e votës është në radhë të parë në dorën e vetë zgjedhësve që votojnë nga jashtë.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by OSCE Presence in Albania (@osceinalbania)