Nesho: Regjimi i Edi Ramës ka kapur shtetin, SPAK hesht për dosjet që kërkon edhe BE

Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në "Ora News", deklaroi se në Shqipëri funksionon një regjim i kontrolluar nga Edi Rama, ku institucionet, përfshirë edhe SPAK-un, nuk veprojnë të pavarura ndaj çështjeve madhore të korrupsionit dhe manipulimit të zgjedhjeve.

" Unë jam nga ata që i përkas dhe mbroj tezën që këtu është një regjim që ka kapur shtetin, regjimi i Edi Ramës dhe të gjithë institucionet e tjera nuk mund të qëndrojnë të pavarura në raport me regjimin.

Dua të them që institucionet gjatë kësaj kohe, edhe SPAK-u, duhet të kishin provuar me çështje të cilat kanë qenë çështje të evidentuara jo vetëm përpara opinionit publik shqiptar por edhe atij ndërkombëtar.

Kemi një rezolutë të Budenstakut, një rezolutë të Bashkimit Europian, i cili në 5 pikat e tyre midis ka kërkuar investigim të dosjeve 183-339. Pse? Për një arsye. Sepse në qoftë se nuk penalizohen këto akte ku përfshihen deri në nivelin më të lartë, dhe kryeministrin me përgjime që kanë manipuluar zgjedhjet e kaluara nuk mund të vendosësh që në një moment të marrësh telefonin dhe ti thuash SPAK-ut unë kërkoj që ti të bësh albitrin.

Klima duket, fenomenet janë prezente. Ajo që më shqetëson është që edhe raporti paraprak i vëzhgimit të Odirit që ka ardhur e ka thënë që një pjesë e mirë e rekomandimeve nuk është realizuar akoma, gjë që ka të bëj në radhë të parë me përdorimin e Administratës Civile që është shumë e madhe, me presionin që iu bëjnë aty", u shpreh Nesho.