Shkurti: Shteti është kthyer në bandë, SPAK është vetëm grim për reformën
Gazetari Armir Shkurti, i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në "Ora News", bëri deklarata të forta kundër kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur “armik të Shqipërisë” dhe duke akuzuar se shteti është shndërruar në bandë, ndërsa SPAK-u është thjesht një fasadë për të mbuluar dështimin e reformës në drejtësi.
" Sot ne kemi shtetin bandë. Unë në radhë të parë përfitoj ti them shqiptarëve që Edi Rama nuk është kundërshtar që duhet mundur, nuk është rival që duhet konkuruar.
Edi Rama është armik i Shqipërisë dhe i Shqiptarisë. Armik i Shqipërisë, dy llafe: Shpopullimi, shkatërrimi i demokracisë. Sot opozita hyn si Gjergj Elez Alia në zgjedhje.
Domethënë Partia e Lirisë hyn me kandidatin në burg, Partia Demokratike hyn me kryetarin që ka qenë në burg. SPAK-u është kozmetika, siç na bëni neve grim, SPAK-u është grimi që të mos quhej e dështuar reforma në drejtësi. Shkoni se keni dosjet akoma 10 vite e tutje. Doli Ulsi Manja tha ka vakancë sistemi drejtësisë, duhen akoma gjyqtar.
Në 2013 kur mori pushtetin, ky armiku i shqiptarëve me arrogancën karakteristike është shumë herë më rrugaç në komunikim për një motiv të thjeshtë, se unë jam çyryk. Unë jam tek ata që jam çyryk që nuk votoj për këtë njeri dhe që këtij njeriu ja kam thënë dhe i them që është armik i Shqipërisë. Ky sot lirinë e ka asgjesuar", u shpreh Shkurti.
