Meta: Durrësi drejt një Fitoreje Madhështore me kandidatin madhështor, Adriatik Hoxha

Presidenti i PL, Ilir Meta u shpreh se Durrësi do shkojë drejt një Fitoreje Madhështore me kandidatin madhështor, Adriatik Hoxha.

Postimi:

Durrësi drejt një Fitoreje Madhështore me kandidatin madhështor, Adriatik Hoxha, i cili ashtu si ka nderuar shqiptarët me rezultatet e larta në sport si rekordmen, do ta nderojë edhe Durrësin si deputet.

Të votosh për Adriatik Hoxhën, do të thotë të votosh për një kampion të vlerave të vërteta qytetare dhe morale.

Të votosh dhe të mbështetësh fuqimisht atë, do të thotë ti japësh Durrësit një përfaqësues dinjitoz në Kuvendin e Shqipërisë.

Të votosh dhe ti rrish në krah Adriatik Hoxhës, do të thotë të jesh në krah të njeriut të sinqertë dhe shumë të vendosur, njeriut që jep fjalën dhe e mban atë, njeriut që i rri afër njerëzve të thjeshtë dhe mendon për ta.

Fitore i dashur Adriatik, të gjithë jemi me ty.

VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
 VOTO ADRIATIK HOXHA, deputet në Qarkun Durrës