“Voto pa frikë”, Ambasada Amerikane mesazh për 11 majin: Mos lejo të tjerët të flasin për ty! Vota jote është ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2025, 10:28
Ambasada Amerikane në Tiranë u është drejtuar të gjithë qytetarëve me një mesazh për zgjedhjet parlamentare të së dielës.
Në një postim në Facebook, theksohet rëndësia e votës së kujtdo dhe arsyeja se përse në këto parlamentare të gjithë ata me të drejtë vote duhet ta ushtrojnë vullnetin e tyre duke zgjedhur një prej partive që besojnë.
“Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”, thuhet në këtë postim.
