Anatomia e një drejtësie të grimuar/ Xhaferri: SPAK është makiazh, gjyqi vonohet 16 vite për 99.99% të qytetarëve

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, në një intervistë në “Ora e Betit” në “Ora News”, kritikoi ashpër procesin e vetingut dhe funksionimin e SPAK-ut, duke e quajtur atë një makiazh që mbulon dështimin e reformës në drejtësi dhe favorizon strukturat e lidhura me pushtetin.

" Gjithë ai veting që u përfol se do ishte shumë i kujdesshëm dhe do të kalonte çdokënd në filtër, nuk kaloi për punëtorët e partisë ose për punëtorët e organizatave kriminale.

Për të vërtetën bëhet një maratonë kurse mashtrimi është një sprint, bëhet menjëherë.

Ka heshtje sepse dëmton Partinë Socialiste, shqiptarët e dinë këtë fabul. Nuk është më as fabul është realiteti shqiptar.

SPAK-u është makiazhi i gjithë dështimit të reformës në drejtësi sepse 99.99% e qytetarëve shqiptarë iu vonohet gjyqi 16 vite, SPAK-u është 0.01% për  të dënuar ata të pandëshkueshmit që të kënaqet populli.

Edi Rama është investuar pafund që të kapi një nga shtyllat kryesore që janë në një demokraci, mediat. Media është shtylla e katërt. Gjënë e parë kapim mediat, gjënë e dytë kapi biznesmenët i ktheu në oligarkë, skllevër, gjënë e tretë kapi bandat sepse iu dha akses mjaftueshëm që të pastrojnë para në ekonomi, të kenë akses në politikë, madje i futi dhe në Parlament që në 2013 e tutje.

Kapi ndërkombëtarët. Kushedi sa ndërkombëtarë janë korruptuar në këtë tokë të bekuar të Shqipërisë. U bë tokë për çdo ndërkombëtarë që vjen. Në të njëjtën kohë sot kapi dhe opozitën. Në 2017, në 2019 dhe 2021 janë bërë gafa që opozita do të dojë kohë ti riparojë për shkakun e mungesës së vigjilencës të zërit që duhet të ngrinte kur një person i kapur si Lulëzim Basha të çonte drejt disfatës dhe katastrofës", u shpreh Xhaferri.