Liverpooli 'shkatërron' Tottenhamin dhe shpallet kampion i Premier League, barazon me tituj rivalët e Man.Utd
Në "Anfield" Liverpoolit i mjaftonte vetëm një pikë për t'u shpallur kampion në Premier League.
Djemtë e Arne Slot përmbysën 5-1 Tottenhamin dhe sigurojnë titullin e 20-të kampion, duke barazuar rivalët e Manchester United.
Katër javë nga fundi i sezonit, Liverpooli e pa veten në disavantazh pas 12 minutave lojë me golin e Solanke, por përmbysi me Diaz, Mac Allister dhe Gakpo për ta mbyllur 3-1 pjesën e parë.
Ndërkohë që në fraksionin e dytë Salah shënoi golin e katërt për t'u bërë golashënuesi i pestë më i mirë në Premier League me 185 gola.
Autogoli i Udogie "vulosi" sfidën për 5-1.
Kështu Liverpool feston me tifozët një titull kampion të merituar për vetë dominimin e sezonit.
Me këtë sukses të kuqtë kanë 82 pikë, duke lënë pas Arsenalin me 67 pikë kur ka edhe katër javë nga fundi i sezonit.
