Nga 'Final 4' tek rënia nga kategoria/ Superiorja mbyll sezonin e rregullt, ja verdiktet e javës së fundit

Tirana shmang rënien e drejtpërdrejtë nga Kategorisa Superiore në javën e fundit (36).

Skuadra më e titulluar në Shqipëri përmbushi pritshmëritë duke fituar 0-2 (shënuan Rafa Freitas dhe Jarmouni) në derbi me Dinamon dhe tani i duhet edhe një sforcim i vogël (ndeshja play out) për të qëndruar me të të mirave të futbollit shqiptar.

Nuk ia del të entuziazmojë tifozët e tij Skënderbeu, që edhe pse kishte në favor faktorin fushë, u mposht 1-2 nga Bylisi në Korçë, duke u parakaluar nga Tirana.

Golat e Mustapha dhe Përgjonit e bënë të pavlefshëm rrjetën e Charles.

Laçi barazoi 1-1 me Vllaninë në ‘Loro Boriçi’, duke mbetur i fundit me 37 pikë.

Për kurbnasit realizoi Bibo, por barazoi shpejt Balaj.

Përplasja  drejtpërdrejtë mes Partizanit dhe AF Elbasanit për vendin e katërt u buzëqeshi të kuqve, që fituan me rezultatin 2-0 falë golave të shënuar nga Preka dhe Eleke.

Takimi që kishte më pak interes u luajt mes Teutës dhe Egnatias, i mbyllur me fitoren 1-2 të skuadrës durrsake.

Në përfundim të javës së 36-të, Egnatia mbetet e para me 59 pikë, ndjek Vllania me 57, më pas vijnë Dinamo 55 e Partizani 53. 

Nga kategtoria bien Laçi e Skënderbeu, ndërsa Tirana do luajë ndeshje 'play off'.

Rezultatet:

Nga 'Final 4' tek rënia nga kategoria/ Superiorja mbyll sezonin e

Renditja:

Nga 'Final 4' tek rënia nga kategoria/ Superiorja mbyll sezonin e