Përplasje para El Classicos Real Madrid-Barcelona, arrestohen disa tifozë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2025, 22:30
Real Madrid dhe Barcelona po sfidojnë njëra-tjetrën këtë të shtunë, në finalen e Copa Del Rey.
Tifozët kanë krijuar një atmosferë të zjarrtë sot dhe sipas asaj që shkruajnë mediat nuk ka munguar tensioni, në prag të sfidës që do mbahet në Estadio de La Cartuja (Sevilla).
Bëhet e ditur se ka patur përplasje mes tifozërive. Tre tifozë të Barçës dhe dy tifozë të Realit janë vendosur në pranga nga policia spanjolle. Finalja e Copa Del Rey ka nisur në orën 22.00.
