Rasmus Højlund shpëton Manchester United nga humbja në minutën e fundit
Ish-lojtari i Atalantës, Rasmus Højlund shënon gol në minutat e fundit të ndeshjes, duke shpëtuar Manchester United nga një humbje tjetër sezonale dhe duke siguruar një barazim 1-1 ndaj Bournemouth-it.
Semenyo i vendësve realizoi golin e parë në minutën e 23-të, ndërsa Bournemouth-i mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq për Evanilson në minutën e 70-të.
Ndeshja ndryshoi në favor të Red Devils, të cilët krijuan mundësi për gol dhe më në fund Højlund shpëtoi United në minutën e 96-të, duke e dërguar topin në rrjetë pas një devijimi të vogël nga Ugarte nga krosi i Shaw.
Me këtë barazim, Bournemouth-i mbetet në vendin e dhjetë, një pikë pas Fulham-it dhe pak më sipër Brighton-it, ndërsa ‘Red Devils’ ngjiten në vendin e 14-të dhe tani mund të përqendrohen në objektivin kryesor të sezonit - sfida në gjysmëfinalen e Europa League kundër Athletic Bilbao-s.
