Një gol në fillim dhe një në fund, Milani fiton në transfertë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2025, 16:05
Fitorja në derbi ndaj Interit, duket se i ka dhënë zemër Milanit.
Kuqezinjtë u rikthyen te suksesi në kampionat, pasi mposhtën Venezian në transfertë me rezultatin 2-0.
Golat e shënuar nga Pulisic në minutën e 5-të dhe Gimenez në minutën e 96-të, i dhanë fitoren kuqezinjve.
Pavarësisht fitores, Milani mbetet në vendin e nëntë me 54 pikë dhe zona e Europës duket ende shumë larg.
Në krahun tjetër, Venezia renditet në vendin e 19-të me 25 pikë dhe është me një këmbë në Serinë B.
