UEFA Development U-16 për vajza/ Shqipëria mbyll përgatitjet, gati për takimin kundër Maqedonisë së Veriut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2025, 18:10
Shqipëria U-16 për vajza do të luajë nesër kundër Maqedonisë së Veriut ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut “UEFA Development” për këtë grupmoshë.
Skuadra e drejtuar nga Cyme Lulaj mbylli pasditen e sotme përgatitjet dhe është gati për takimin e nesërm.
I gjithë grupi gëzon shëndet të plotë dhe trajnerja do të ketë në dispozicion të gjithë ekipin për këtë ndeshje.
Përballja me Maqedoninë e Veriut do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 15:00.
Në orën 11:30 do të luhet ndeshja tjetër mes Bullgarisë dhe Gjeorgjisë po në “Shtëpinë e Futbollit”.
Ndeshjet do të transmetohen live në kanalin zyrtar të FSHF-së në Youtube.
