GJYSMËFINALET E ZJARRIT! Arsenali sfidon PSG, Barça përballet me Interin si në 2010-n

Barcelona – Inter dhe PSG – Arsenal janë dy gjysmëfinalet e Champions League. Gjysmëfinalja e parë rikthen në vëmendje ndeshjen e shumë viteve më parë kur interi më pas mposhti Bajernin në finalen e 2010-ës.

Pas një eliminimi spektakolar ndaj Real Madridit, Arsenal vjen në gjysmëfinale më i fortë se kurrë. Ekipi i Mikel Artetës ka treguar një kombinim perfekt mes disiplinës taktike dhe entuziazmit rinor, me lojtarë si Bukayo Saka, Martin Odegaard dhe Declan Rice që po udhëheqin një projekt që më në fund po jep fryte.

PSG, nga ana tjetër, që do përballet me Arsenalin, i shpëtoi një eliminimi dramatik kundër Aston Villas në çerekfinale. Ekipi i Luis Enrique-s, edhe pse pa emra si Neymar dhe Messi, arriti të prekë gjysmëfinalen këtë sezon.

Barcelona po kthehet fuqishëm në skenën evropiane. Pasi kaluan Borussia Dortmundin me një performancë bindëse, Blaugranët shfaqën një fytyrë më të pjekur, me Yamal që po shkëlqen krah Rafinhas dhe Leëandowskit.

Interi ndërkohë, që në gjysmëfinale rigjen Barcelonën, tregoi forcë dhe karakter në përballjen me Bayern Munichun. Lautaro Martinez po kalon një nga sezonet më të mira në karrierë, ndërsa mesfusha me Barella dhe Çalhanoğlu po kontrollon ritmin me autoritet. Trajneri Simone Inzaghi ka rikthyer një Inter të fortë, të organizuar dhe klinik para portës.

Finalja do të zhvillohet më 31 maj 2025, në Allianz Arena, Mynih – një stadium me histori të pasur dhe atmosferë madhështore. Këto dy përballje premtojnë emocione, dramë dhe futboll të nivelit më të lartë.