Mourinho: Fitimi i Champions League të bën të pavdekshëm, ja si e motivoja Eto'o tek Interi
Gjatë një interviste për BBC, në një program special mbi Ligën e Kampionëve, José Mourinho rikujtoi fitoret e tij në këtë kompeticion dhe tregoi një anekdotë mbi Samuel Eto’o gjatë vitit të tripletës me Interin, duke zbuluar një metodë të veçantë motivimi:
"Kam pasur qindra lojtarë dhe gjithmonë i kam trajtuar në mënyrë individuale. Shembulli i një lojtari me mentalitet të fortë ishte Eto’o. Fituam me Interin çerekfinalen e Champions kundër Chelsea dhe ai shënoi golin vendimtar në ‘Stamford Bridge’, luajti një ndeshje fantastike.
Një javë para asaj ndeshjeje unë ‘luftova’ me të çdo ditë. I thosha se nuk do të luante, se nuk ishte në formën e tij më të mirë… Ai më përgjërohej: Të lutem mister, më lër të luaj. Ndërsa unë i thoja: Jo, nuk do të luash.
Nuk kam besim tek ti. Ishte një punë mendore me të. Ishte vërtet një djalë i fortë dhe e dija që do të reagonte pikërisht ashtu siç reagoi. Nuk do ta bëja këtë me një lojtar që ka profil krejt ndryshe nga ai i tij.
Unë jam fitues i dyfishtë i Ligës së Kampionëve, të gjithë e dinë, më 2004 dhe 2010. Është histori. Të fitosh Champions League të bën të pavdekshëm, gjithmonë do të konsiderohesh një legjendë në atë klub".

