Karvahal rrezikon të dënohet pas sherrit në tunelin e dhomave të zhveshjes me Saka
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2025, 16:02
Dani Karvahal iu afrua Bukajo Saka në pushimin mes pjesëve dhe fjalët që i tha duket se nuk janë pritur mirë prej anglezit, i cili reagoi duke e shtyrë.
Ky incident, i shuar në kohë prej personave, të cilët qëndronin në pistë, do të përfundojë në tryezën e disiplinës së UEFA-s, e cila mund të pezullojë për disa ndeshje mbrojtësin spanjoll.
Karvahal nuk u përmbajt me Saka pasi ky i fundit tentoi që të mposhtë Kurtuanë me një penallti alla-Panenka.
Ky ishte motivi që e shtyu që të ofendonte futbollistin e Arsenalit.
