Faza finale e Superiores/ Lundra: Javët e fundit, skuadrat e kreut kanë toleruar

Gazetari, Dritan Lundra në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se në javët e fundit skuadrat e kreut kanë toleruar.

Lundra: Në 10 ndeshjet që kanë mbetur për tu luajtur sepse janë dy javë nga 5 ndeshje, vetëm 2 ose 3 janë interesante.

Të tjerat pastaj nuk kanë asgjë interesante brenda tyre.

Në këndvështrimin e parë ato janë interesante për tu ndjekur por nëse do luhet ndershmërisht, nëse skuadrat do japin maksimumin.

Katër apo pesë javët e fundit kanë treguar që shumë skuadra mos të themi të gjithë skuadrat e kreut kanë toleruar.

Kjo nuk është shit blerje ndeshjesh por është thjesht tolerim.