6 ORË TAKIM TARE – MILAN! Zbulohen detajet e kërkesave, nga kompetencat te Allegri

6 orë diskutime janë zhvilluar mes Igli Tares dhe përfaqësuesve të Milanit për postin e drejtuesit teknik. Në qendër të vëmendjes kanë qenë kompetencat, synimet në merkato dhe sezonin e serisë a por dhe mundësinë që trajner të jetë Alegri

Milan dhe Igli Tare janë gati për marrëveshjen mbi postin strategjik në klub.

Mediaset shkruan se takimi maratonë prej gati gjashtë orësh i zhvilluar të martën në Romë mes administratorit të deleguar të Milanit, Giorgio Furlani, dhe ish-drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, ka përfaqësuar një hap të rëndësishëm drejt arritjes së akordit përfundimtar.

Edhe pse jo vendimtar, biseda është vlerësuar pozitive dhe Tare tashmë është në “pole position” për të marrë një rol kyç në të ardhmen e klubit kuqezi.

Tare ka eksperiencë të gjerë në futbollin italian dhe ndërkombëtar falë periudhës së tij të gjatë në Lazio 2008–2023, ndërsa është i lirë nga çdo kontratë. Një tjetër avantazh është edhe marrëdhënia e mirë që ka me drejtuesin e skautëve Moncada, një aspekt që ndihmon në bashkëpunimin për merkaton dhe projektin teknik.

Gjatë takimit në kryeqytet, janë diskutuar tema të shumta: kompetencat në klub, objektivat në merkato, si dhe trajneri i ri i Milanit. E ardhmja e Sergio Conceiçao duket e mbyllur, edhe nëse fiton Kupën e Italisë, ndërsa Tare do të sillte me vete një emër të njohur për kuqezinjtë: Massimiliano Allegri.

Trajneri që udhëhoqi Milanin nga viti 2010 deri më 2014, duke fituar një titull kampion dhe një Superkupë, është favorit sipas vizionit të Tares. Alternativa të tjera janë Antonio Conte, Roberto De Zerbi dhe Cesc Fabregas.