Rama ndjek punimet në ish-Shtëpinë e Oficerëve Burrel, e rilindur si banesë sociale dhe Qendër Multifunksionale

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ishte sot në Burrel. Gjatë vizitës në Burrel, Rama inspektoi punimet në godinën e ish-Shtëpisë së Oficerëve, e rilindur si banesë sociale dhe Qendër Multifunksionale.

Godina është vënë e gjitha në shërbim të familjeve të cilat ishin bërë pjesë më herët e programeve të ndihmës ekonomike dhe strehimit në bashki, duke përfituar tashmë një mundësi reale për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të pasur më në fund shtëpitë e tyre.