Arrestimi i Veliajt/ Peci: Është shitur vetëm ajër, inceneratorët janë skemë mafioze. SPAK-u të veprojë

I ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte gazetari Ermal Peci i cili u shpreh se qytetarët kërkojnë që SPAK-u të hetojë dhe të thellojë hetimet për të dhënë një përgjigje.

"Duhet të kuptojmë që në gjithë këtë skemë ata kanë shitur ajër. Nuk ka asnjë produkt, është një skemë e mirëfilltë mafioze dhe korruptive.

Nuk mund të presim të mbyllet që të mbyllet deri tek ministri. Ne kërkojmë që edhe SPAK-u të hetojë dhe të thellojë hetimet por gjithashtu të kërkojë një ndër njerëzit më të fuqishëm me të cilin ka bërë edhe mbështetje apo mbrojtje publike siç ka qenë rasti i Veliajt për inceneratorët dhe për skemën sesi ka funksionuar, ai tashmë do të duhet të japi të paktën llogari ose SPAK-u do të duhet të zgjedhi. Edhe pse ka hetime të fragmentarizuara do të duhet të kuptojmë që do të duhet SPAK-u që qytetarëve tiu japë një përgjigje.

Ligjërisht ka një pengesë që institucionet e drejtësisë e kanë të pamundur kur kryeministri është në detyrë. Ligjërisht ata duhet të shkojnë. Ka qenë ajo 'fap' si kryefjalë në media, për mënyrën sesi ai firmoste vendimet", u shpreh Peci.