Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berisha për përjashtimin e treshes gjykuese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2025, 13:29
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e kreut të PD Sali Berisha për përjashtimin e treshes gjykuese Ilir Panda, Sokol Binaj, Sander Simoni nga gjykimi i rekursit të tij për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Vendimi u dha këtë të enjte nga gjyqtari Enton Dhimitri. Seanca ishte parashikuar të zhvillohej të martën, por shkalla e tretë e gjyqësorit e shtyu për në datë 22 prill.
Në të njëjtën seancë, gjykata do shqyrtojë dhe rekursin e Berishës dhe të Malltezit për masën e sigurisë.