Berisha mesazh BANDAVE: Do ua presim duart e zeza mbi votën e shqiptarëve! Nga Erion Veliaj tek... ja kush janë armiqtë e këtij vendi
Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi organizatat kriminale që të mos prekin votën e shqiptarëve pasi do i’ua presin duart e zeza me gërshërët e ligjit.
Berisha tha se bandat kriminale do ti shpallin organizata terroriste, pasi të tilla janë.
“I garantoj organizatat kriminale se duart e tuaja të zeza mbi votat e shqiptarëve do priten me gërshërët e ligjit. Do ti shpallim organizata terroriste, ashtu siç jeni dhe e meritoni. Qytetarët do ta fitojnë betejën, kurse ju do keni vrimën e miut bashkë me Edi Ramën”, tha Sali Berisha.
FJALA E BERISHES
Miq, ua them këtu, kjo është kauzë, ky është shkak për çdo përmbytje.
Nuk ka më të pafytyrë, nuk ka më amoralë, nuk ka tejkalon çdo lloj imagjinate që ju të paguani ndërtimin e djegësit 130 milionë dhe pas 5 vitesh të mos ketë një tullë aty.
Dhe njeriu që ju e përcollët aty ku e ka vendin, Erion Veliajn, të mos guxojnë ta thërrasin njëherë të vetme pikërisht për 130 milionë të zhdukura. Po a e dini sa janë 130 milionë? Janë 812 mijë pensione. Dhe nuk e thirrën njëherë.
Dhe ajo që është bërë famoze për ndryshimin e emrit nga Belinda nga Lubi, ajo e kishte detyrë shtetërore që në ministrinë e saj ishte një njësi e mbikëqyrjes së punimeve të djegësit, e përbërë nga 3 veta, e cila kishte detyrë çdo muaj të bënte raport për ecurinë e punimeve.
Ajo e dinte se aty nuk po hidhej një tullë. Ajo nuk bënte qoftë dhe një raport të vetëm, sepse e dinte se ato para po i vidhte Edi Rama, dhe kryesisht Edi Rama.
E kemi akuzuar Erion Veliajn dhe u them unë ju me bindjen absolute se ai është bashkë-hajdut kryesor në atë vepër, por kurrë kryesor nuk mund të ishte.
Sepse në qoftë se kryeministri do ishte dorëjashtë, ose jepte dorëheqjen, ose atë e çonte vetëm për atë vepër atje ku e meritonte dhe jo të mos guxojnë ta thërrasin për këtë.
Pra, ky është njëri aspekt. Këta vodhën shqiptarët dhe ky korrupsion pakësoi kafshatën. Ky korrupsion varfëroi sofrën. Ky korrupsion shkatërroi vendet e punës. Ky korrupsion u tha shqiptarëve nuk keni vend në Shqipëri.
Po Beketi u kujtohet ju? Beketi një investitor që ndërtoi përveç të tjerash edhe një televizion. Ai televizion nuk ishte as televizion kombëtar.
Ai ishte një televizion që prodhonte disa emisione, kritikonte qeverinë, kritikonte opozitën, sepse ishte një italian që donte të tregonte se po bën një media të pavarur.
Nuk ishte Bolino ai. Jo mor jo, ai ishte e kundërta e Bolinos. Se nuk pranonte të bëhej skllav i Edi Ramës. Ky e merr dhe e përzë si gangster atë. A u kujtohen ju sharjet, bënte të fortin ky, se në Shqipëri jam unë këtu. E përzuri.
Çfarë ndodhi me atë përzënie bashkë me Erion Veliajn, 110 milionë euro paguani ju qytetarët e Tiranës për Beketin. Po avioni i tij, 21 milionë euro. 21 milionë euro udhëtime, në një kohë kur tani më ther në zemër kur shoh fshatarë me parmendë.
Por të duken njerëzit të vegjël, të parëndësishëm, atëherë i lejon vetes ti të hapësh shishen 33 mijë euro. Unë u them ju, as kam lexuar, as kam parë në asnjë pritje, askund,të hapësh shishe të tilla siç hap ky në Këshillin e Kryeministrave.
Ta supozojmë se nuk e ka blerë. Nuk pranohet kurrë një dhuratë e tillë. Ikin të rinjtë, Shqipëria rrudhet. Blen Kopshtin e Edenit sepse ky shkarravitës duhet të çlodhë sytë ky me Kopshtin e Edenit. 5 milionë euro.
Kush është ai që blen kopsht në zyrat e shtetit një gjë të tillë? Kurrë, asnjë njeri. Miq, këta janë armiq të egër të qenies shqiptare.
Ne kemi pasur të kemi diktatorin më të egër të Europës të pas Luftës së Dytë Botërore. Por të themi të vërtetën, ja ku ka një shtëpi 3-4 katëshe. Nuk e regjistroi në emrin e tij, jo.
Nderoi një vilë me oborr nja 2 mijë metër, kurse paraardhësi i tij ndërton saraje me gjatësi themelesh 57 metra, me kopsht park 5800 metra kur kishte deklaruar në zyrën e deklarimit të pasurive 3800 euro dhe 400 mijë lekë.
Kaq ishin kur ai na u bë me saraje, me kopsht, me të gjitha dhe njëherë e shoqja thotë e bëri me ‘Kurbanin’, njëherë thotë i mora në emigracion. Ua vodhi shqiptarëve.
Pra, këta janë armiq, armiq të egër tanë. Ajo që Donald Trump u tha amerikanëve, u kërkoj çdo shqiptari ta mendojë, ai u tha amerikanëve se më i rrezikshëm se Kina, se Rusia, shtete që kanë 8-9 mijë bomba nukleare, është armiku ynë i brendshëm.
Po cili pushtim e zbrazi Shqipërinë sa ky pushtim? A e dini ju që ne kaluam 5 shekuj pushtim osman por erdhëm një nga tre kombet më të mëdha në rajon?
Kjo është e vërteta. Unë nuk dua të lavdëroj kurrë pushtimet, por këtë që na bëri ky këtë 10-vjeçar nuk na e ka bërë kurrë asnjë pushtim në histori. Dhe të mos i themi këtij armik? Ky është armiku më i keq që kemi pasur.
Tani, është i vetëm ai? Jo, nuk është i vetëm. Merrni pak, shihni ekipin e tij. Urdhëroni, ja ku e keni ekipin. Shiheni pak, ja ku e keni. Shihni këta njerëz, këtë ekip. Shihni kush e drejton Tiranën.
E drejton një person që 100 herë nuk mund t’i gjesh emër tjetër përveç Korba e Korrupsionit. Pse e them këtë? Sepse ministre shëndetësie, ajo vodhi dhe shpërdoroi me klanin e saj dhe Edi Ramën, qindra milionë euro të përcaktuara për të blerë maska, për të blerë respiratorë, për të blerë ilaçe.
Dhe në vend të tyre, bashkë me Edi Ramën, shndërroi Tiranën në një megaspital. Vendosi praktikën e shtrimit në spitale më të kufizuar në Europë dhe në botë.
Kosova me një popullatë 40 përqind më të vogël se ne, kishite 1200 shtretër, Shqipëria 500 realë dhe 700 me gënjeshtra. Pse vdiqën 20 mijë shqiptarë nga Covid-i?
Ajo qe sëmundje e rëndë, por ata vdiqën se nuk u mjekuan. Dhe nuk është se nuk pati praktika. Vendi me vdekshmërinë më të ulët në botë, bëri shtrimet më të mëdha në botë. Japonia bëri shtrimet më të mëdha se SHBA, Franca, Gjermania dhe pati vdekshmërinë më të ulët.
Kurse këta talleshin, këta fshihnin vdekjen. E paimagjinueshme, ajo dilte dhe ua pjesëtonte shqiptarëve me tre numrin e të vdekurve. Ajo tani drejton Tiranën. Po ku mund ta krahasosh?
A nuk është dallimi si nata me ditën midis saj, Erisa Bajazitit, Ilda Zhulalit dhe Akil Krajës? Nuk janë këta, këta janë të padenjë. Po çfarë meritash ka Pëllumbesha Spirogjoka? Çfarë meritash ka ajo përveçse i thotë Edi Ramës, Skënderbeu?
Urdhëroni, vjen me gjërat më të thjeshta në detyrë, bëhet 5-milionëshe dhe bëjnë garë me njëra-tjetrën për alta modën. Kam shëtitur jo pak dhe nuk kam parë kurrë ministra luksi si në Shqipëri.
E ka lënë Ronald Regan, kur i thotë Nensit që, ajo kishte perla artificiale që kushtonin 10 dollarë. Mirë, se kaq i mbajnë qytetarët tanë tani,edhe ne do bëjmë si ata.
Pra, nuk do ndalem më shumë tek këta njerëz, por këta janë armiq të qenies tonë, jo vetëm të demokratëve. Ndaj nesh janë sjellë si armiq, por ata janë armiq edhe të socialistëve të ndershëm, të qytetarëve të ndershëm.
Unë kam dalë, kam shëtitur në treg, kam takuar njerëz të të gjitha bindjeve, por të gjithë ata ishin qenie jashtëzakonisht të dhimbshme. Nuk shesim gjë, më thoshin.
Tjetri më tha, unë jam më i riu këtu, nuk ka të ri. Tjetri më tha, xhiro që bëjmë ditën e festës, vetëm ajo i afrohet xhiros që bënim para ardhjes së tyre në pushtet.
Pra është krijuar një situatë që pret zgjidhje nga ne. Dhe u them ju se ne kemi absolutisht programin më të mirë që kemi pasur ndonjëherënë historinë tonë.
Nga do e nisim? Ku e bazojmë ne këtë program? Ne e bazojmë në radhë të parë në detyrimin madhor moral që t’ua kthejmë paratë e taksave ju që paguani taksat.
Kjo do të thotë që buxheti i shtetit, i tëri është produkt i taksave të qytetarëve, do ndajë një pjesë thelbësore për qytetarët, për rroga dhe pensione. Po, shumë e thjeshtë.
U garantoj se në traktatet e pashpirtësisë, do përcillet në të gjitha kohërat deklarata e Edi Ramës kur i mburrur se kam përpara një buxhet 8 miliardë, më të madhin që ka pasur Shqipëria, po për 760 mijë pensionistë do japë 16 milionë euro.
Nuk mund të ketë pashpirtësia, shpërfillja, por edhe poshtërimi një dëshmi më të shëmtuar se kjo. Dhe se në qoftë se veprojmë ndryshe, biem në humnerë. Nuk dua të prish gjuhën time me të, se ai meriton çdo cilësor në këtë rast, një njeri me aftësi mizerabël, një njeri që shkruante në dorë si nxënës kopjac ato që do lexonte...
Por të thuash një gjë të tillë, do të thotë që ti nuk ke asnjë nocion as për buxhetin, as për taksat, as për njeriun, as për dinjitetin njerëzor.
Si qenka kjo që biem në humnerë në qoftë se 760 mijë qytetarë i lëmë të flasin me vete, i lëmë pa ilaçe, i lëmë të numërojnë kafshatën. Dhe ka nxjerrë zëdhënësat e tij, në Shqipëri nuk vdes kush për bukë. 1 mijë herë turp për ju që thoni një fjalë të tillë.
Pse, për këtë qenka problemi? Se meqenëse nuk vdiska njeri për bukë, duhet t’i vjedhim në palcë shqiptarët. Këta janë armiq, nuk janë njerëz.
Po pse pensionisti malazez që merrte 138 mijë lekë në vitin 2013, merr sot 450 mijë lekë? Çfarë i ndodhi Malit të Zi, asgjë, ai që ishte, është. Por kryeministri i Malit të Zi, si çdo kryeministër tjetër, për buxhetin çdo vit thotë së pari këto do ua kthej qytetarëve. Kjo është politika e përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.
A e dini ju se në ç’gjendje të tmerrshme është shëndetësia sot? Para dy ditësh, instituti i statistikave të Shqipërisë, instituti zyrtari që mashtron në shumicën e statistikave, deklaronte se shpenzimet e qytetarëve shqiptarë për shëndetin e tyre arrijnë në 820 milionë euro. A e kuptoni ju?
Dhe se më keq akoma, ishte mbi 20 përqind që nuk bënin dot këto shpenzime, që rrinin në kthetrat e sëmundjes. A e dini ju që sot 10 ditët e fundit të muajit, për shkak të koncesionit Rama-Beqja dhe kësaj Korbës së Covid-it, 10 ditët e fundit në spitale nuk bëhen më analiza. Nuk ka ndodhur kurrë kjo.
Pra, çfarë janë këta? Ndaj dhe nuk ndalem më shumë në këto akte të tyre, por zotohem para shqiptarëve se paratë do ua kthejmë atyre dhe mbi bazën e këtij parimi çdo shqiptar do marrë 200 euro si minimum jetik.
Minimumi jetik është detyrim moral dhe ligjor dhe kjo shumë do indeksohet çdo vit, kjo shumë do përmirësohet çdo vit. Në këtë mënyrë ne bëhemi një shoqëri më e drejtë, një shoqëri e cila nuk ka më njerëz në varfëri të skajshme.
Jo vetëm kaq, rroga të ulëta nën 500 euro nuk do ketë. Ne jemi parti konservatore, ne jemi parti e iniciativës së lirë, por dhembshuria njerëzore është morali ynë. Ndaj asnjë sipërmarrës nuk do mund të paguajë punonjësin nën 500 euro.
Absolutisht asnjë ndërmarrje nuk do falimentojë nga kjo sepse ne do bëjmë ulje drastike të taksave. Çdo rrogëulët, çdo pensionist, çdo njeri në ndihmë ekonomike apo i papunë që merr më pak se 200 euro, do ketë kartën e konsumatorit.
Do i marrin ushqimet 20 përqind më lirë, pa TVSH. E kishim me shëndetësinë. Ne do i japim një përgjigje shumë të fortë kësaj gjendje katastrofike.
Ne do garantojmë çdo qytetar shqiptar, së pari asnjë ilaç që nuk tregohet në dy vende të BE, nuk do futet në Shqipëri. Vilma Nushi dhe Tom Doshi do dyllosen.
Së dyti, lista e ilaçeve, që shteti social italian u rimburson qytetarëve të vet, do jetë lista e ilaçeve që shteti shqiptar do u rimbursojë qytetarëve të saj. Nuk mund të ndodhë ndryshe. Nuk mund të ndodhë që t’i lësh njerëzit në kthetrat e vdekjes nga mungesa e ilaçeve dhe jo nga sëmundja.
Shqipëria mund ta bëjë këtë plotësisht dhe kur ta bëjë këtë do ndjehemi shumë më mirë, shumë më me shpresë dhe shumë më të motivuar. Rrogat mesatare shkojnë në 1200 euro. Rrogat e mësuesve në 1500 euro.
I bëj thirrje administratës, siç bojkotoi hapjen e fushatës së padrinos, të zbatojë ligjin sepse për ne, punonjësit që zbatojnë ligjin janë pasuri kombëtare.
E kam një informacion me interes për ju që sapo e mora. Një gjykatës, besnik i ligjit, as emrin nuk ia di, i ktheu sot Skapit të partisë, hetimin për sarajet e Surrelit.
Një moment, zonja Kalaja dhe PD e çoi sepse aty është një gropë e zezë korrupsioni. E çoi në Skap, por skapistët mjeranë, e transferuan në prokurorinë e Tiranës.
Prokuroria e Tiranës të hetonte kryeministrin, që me ligj dhe Kushtetutë është vetëm Skapi. Nuk mundet prokuroria e Tiranës të hetojë kryeministrin imunitar.
Por Skapi përsëri refuzoi dhe në fund doli një gjykatës, besnik i ligjit dhe urdhëroi Skapin që të hetojë çështjen. Njerëz si këta, shërbëtorë të ligjit, janë shërbëtorë dinjitozë të vendit të tyre.
Ndaj dhe ne do bëjmë një administratë, që të zbatojë ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Me bindjen më të madhe se kështu janë shërbëtorë të vërtetë të qytetarëve shqiptarë.
Miqtë e mi, paketa e dhembshurisë është detyrim madhor moral dhe ligjor, por Made in Albania është shtyllë kryesore e programit tonë.
Ne do bëjmë gjithçka që ju, që biznesmenët shqiptarë, që qytetarët shqiptarë, me iniciativën e tyre të lirë, të njohin vetëm suksesin. Bizneset e vogla, tavani për taksat do kalojë nga 140 mijë në 180 mijë. Bizneset e vogla i garantoj se energjinë do e kenë 6 lekë nga 18 sot. Se sipërfaqen publike do e kenë 120 lekë nga 1500 që e kanë sot.
Ne jemi parti e taksave të ulëta, ne do zbresim në 10 përqind tatim fitimin. Do zbresim në 15 përqind TVSH-në. Do nxisim prodhimin në çdo skaj të vendit. Shqipëria do pastrohet, zero tolerancë ndaj krimit.
Këtu nga kjo sallë i garantoj organizatat kriminale se duart tuaja të zeza mbi votat e shqiptarëve do priten me gërshërët e ligjit. Se do shpalleni organizata terroriste, ashtu siç jeni dhe e meritoni. Qytetarët do e fitojnë betejën, kurse ju do keni vrimën e miut bashkë me Edi Ramën.
Ndaj dhe ne, këtë fushatë ta shndërrojmë në fushatën e misionit të madh, e dialogut tonë me çdo qytetar. Ta shndërrojmë fushatën e bindjeve, e guximit, e shpresës për të shpëtuar Shqipërinë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.








