Mbërrijnë në Shqipëri disa nga fletët e para të votimit për zgjedhjet e 11 majit
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 16 Prill 2025, 22:26
Në Shqipëri kanë mbërritur disa nga fletët e para të votimit për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas burimeve një pjesë e fletëve janë tashmë në territorin shqiptar dhe po kalojnë përpunimin në sistemin postar.
Ndërkohë, fletët e tjera ndodhen ende në qendrën e përpunimit në Leipzig të Gjermanisë, nga ku pritet të nisen drejt vendit tonë.
Avioni me dërgesat do të mbërrijë nesër në orën 17:25 në aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa pas përfundimit të procedurave dhe transportit, kutitë me fletët e votimit pritet të mbërrijnë rreth orës 19:00 në Parkun Olimpik në Tiranë
