''Tek dosja e Ahmetajt, kryebashkiaku përmendet 12 herë'', Hoxhaj: Veliaj u fshi nga afera e inceneratorit
Gazetari, Julian Hoxhaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Erion Veliaj u fshi nga dosja e inceneratorit.
Hoxhaj: Sot Lefter Koka dhe të gjithë personat e dënuar janë pot hemi ‘bishti i kavallit’ përpara personave që janë realisht përgjegjës për këtë aferë.
Afera e inceneratorit të Tiranës e para u fraksionua dhe nuk do duhej të ndodhte sepse të gjithë inceneratorët janë një aferë e vetme.
Publike janë bërë të gjitha të dhënat e mundshme për këtë aferë, qoftë nga dosja e Arben Ahmetajt që përmendet Erion Veliaj të paktën 12 herë.
Dhe çuditërisht ne nuk e kemi Veliajn të përmendur në dosjen e vitit 2023 por edhe në dosjet në hetimet në masat e mëvonshme që janë marrë për inceneratorin e Tiranës.
Pra Erion Veliaj u fshi nga afera. Dhe unë mendoj se kjo nuk ka qenë e paqëllimtë.
Ka qenë e qëllimtë pasi afera e inceneratorëve patjetër që ka një dyshe të madhe përgjegjëse.
Dhe është pikërisht Erion Veliaj që sot është në qeli për hetimin pasuror dhe Edi Rama.
Veliaj dha garanci financiare edhe për bashkinë e Tiranës në shkelje të ligjit sepse nuk ia lejon ligji pasi duhej të mblidhej këshilli bashkiak.
