Këlliçi: PS e ka shndërruar blerjen dhe manipulimin e votës në institucion, SPAK-u të reagojë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të reagojë menjëherë ndaj shkeljeve të rënda ligjore që prishin garën elektorale.

Këlliçi thotë se Partia Socialiste e ka shndërruar blerjen dhe manipulimin e votës në institucion, me bashkëpunimin e biznesmenëve parazitë dhe bandave kriminale në Elbasan, në Durrës, në të gjithë Shqipërinë

REAGIMI I PLOTË I BELIND KËLLIÇIT

Sot kreu i grupit të strukturuar rilindas paska sulmuar Partinë Demokratike, duke e portretizuar atë si blerëse të votave dhe problem për demokracinë.

Është karakteristikë e autokratëve ta gjejnë problemin tek opozita dhe të përpiqen ta zhbëjnë atë. Kjo shkon në linjë edhe me thirrjen e tij kriminale antidemokratike ndaj elektoratit për ta intimiduar të votojë.

Edi Rama është arkitekti i rrënimit të nivelit të diskutimit demokratik në vend.

Thirrjeve të kryetarit të PD-së Sali Berisha për debat ai iu përgjigjet me tallavanë e zhabave, bufave dhe zhapikëve.

Rama ka ndërtuar një Big Brother të madh politik, ku procedura ligjore e parlamentare është shndërruar në një spektakël fyes, me zarfa të zinj për bashkëpunëtorët e ngushtë dhe survejim patronazhist total të qytetarëve.

Gjuha e tij bullizuese, fyese, në kufijtë e çmendurisë, është tashmë proverbiale, duke tejkaluar madje dhe kufijtë e Shqipërisë.

Së fundmi, Partia Demokratike i drejtohet institucioneve, posaçërisht SPAK-ut, të reagojë ndaj shkeljeve të rënda ligjore që prishin garën elektorale.

Të tilla janë të faktuara, qoftë edhe në faqen time në Facebook.

Partia Socialiste e ka shndërruar blerjen dhe manipulimin e votës në institucion, me bashkëpunimin e biznesmenëve parazitë dhe bandave kriminale në Elbasan, në Durrës, në të gjithë Shqipërinë.