Balliu në Mëzez Fushë: Për biznesin e vogël, ulja e çmimit të energjisë nga 24 lek në 6 lek kilovati

Kandidati i PD për Tiranën, Klevis Balliu ishte sot në Mëzez Fushë në takime me qytetarët. 

Postimi:

Sot në Mëzez Fushë, në çdo rrugicë që shkojmë qytetarët përqafojnë ndryshimin.

Në takim me bizneset dhe qytetarët shpjeguam programin e Partisë Demokratike për biznesi i vogël:
• Duke filluar me caktimin e limitit prej 1% të taksimit nga pushteti lokal për biznesin e vogël.

• Ulja e çmimit të energjisë nga 24 lek në 6 lek kilovati.

• Biznesi me 180 mijë euro xhiro vjetore do të kenë zero taksim .

Koha për një qeveri serioze dhe jo tallavaje.