Afër dhe larg BE-së/ Kamberi: Shqipëria nisi procesin në vitin 2024, pasi u bë skanimi i grupkapitujve
Për të folur për rrugën që po ndjek vendi jonë për tu bërë pjesë e Unionit si një shtet me të drejta të baraabarta, sikurse vendet e tjera që janë pjesë e BE-së, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte eksperti për integrim Geron Kamberi.
" Gjykoj që Shqipëria ka nisur një proces. Zyrtarisht e ka nisur që vitin e kaluar, pra më 15 tetor 2024 Shqipëria hapi zyrtarisht dhe teknikisht, ku hapi grupkapitullin e parë.
Nga 17 korriku 2022 deri në 15 tetor 2024 Shqipëria kishte fazën parapërgatitore për hapjen zyrtare të negociatave, që nënkupton, u bë një skanim i gjithë legjislacionit Shqiptar për të gjithë grupkapitujt, u bënë takimet dypalëshe mes Shqipërisë dhe BE-së, takime shpjeguese dhe takimet ku u vlerësua shkalla e përgatitjes së Shqipërisë për të gjithë këto grupkapituj, përfshirë legjislacionin.
Pasi u bënë raportet respektive për secilin grupkapitujsh erdhi momenti që Shqipëria të hapte negociatat për secilin grupkapitull që nënkupton që ekipet negociator të shtetit Shqiptar dhe të komisionit europian do të negocion kapitull për kapuitull", u shpreh Kamberi.
