''Rrëmbimi i Metës u bë me urdhrin e një gruaje'', Kryemadhi tregon pse s'mori pjesë në seancën e divorcit: S'kam pse...
Arrestimin e Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ia ka atribuuar ish-ambasadores amerikane, Yuri Kim.
Nga SPAK ajo tha “rrëmbimi i Ilir Metës është bërë me urdhër të një gruaje që ka pasur inat personal me Ilir Metën, që sot është askushi, Yuri Kim.”
Kryemadhi: Rrëmbimi i Ilir Metës është bërë me urdhër të një gruaje që ka pasur inat personal me Ilir Metën, që sot është askushi, Yuri Kim.
I premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë. Nga ana tjetër edhe Edi Ramës i dha një mundësi për të treguar se hakmarrjen e tij personale e kryen në mënyrë perfektë nga institucioni i drejtësisë.
Mos harroni se ne nuk kemi kërkuar një institucion të burgosë 300-3000 veta, por drejtësi për shqiptarët.
Monika Kryemadhi: Jam përfshirë në fushatë për babain e fëmijëve të mi.
Pse nuk shkuat në seancë
Monika Kryemadhi: Kush ka iniciuar divorcin le ta komandojë. Nuk ka pse të kem seancë pajtimi për një gjë që dikush do të ndërpresë marrë dhënien me mua, nuk kam pse të lutem dhe të pres të pajtohem.
Nuk është shkaktare politika?
Monika Kryemadhi: Mendoj se ishte justifikim, për mua s’ka gjë dmth. Për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja.
Do të keni të njëjtin intensitet në angazhimin tuaj elektoral?
Monika Kryemadhi: Patjetër ndoshta pak më shumë për hir të fëmijëve, se janë fëmijët ata që janë më mua në çdo hap në çdo takim, i kam marrë si dëshmitar duke qenë se stafi i ngushtë i Metës me turpësinë më të madhe thonë “mos dëgjoni Monikën se po kërkon votë për PS|” kur në të vërtetë paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë tek njerëzit është në një justifikim të tillë.
