''Luli më këndonte hymnin nga çadra se nuk donte Reformën në Drejtësi'', Rama ironizon opozitën: Numri 1 është i portierit, do thonë na ‘çanë rrjetën'
Kryeministri Edi Rama në rubrikën ''Sy m'sy'' ironizoi opozitën.
Edi Rama: Portieri vetëm për barazim luan sepse 1 është numri i portierit.
Portieri nuk luan për fitore se nuk bën gola thjeshtë mundohet mos hajë gola.
Ky portieri kësaj radhe do të hajë aq shumë gola sa do të rrijë një javë duke thënë ma çanë rrjetën.
Kishim vullnet absolut për të sjellë barazinë para ligjit që kurrë shqiptarët nuk e kanë pasur.
Nuk ka rëndësi si quhesh apo mbiemri yt është i njohur apo jo, nëse drejtësia të troket në derë je i barabartë me të tjerë. Kur ka ndodhur kjo më parë?
Kur në kohën e bufit kur vriteshin qytetarë poshtë kësaj dritareje, apo kur prokuroja që tentonte të thërriste për të marrë në pyetje drejtuesit e forcave të rendit pagëzohej si “Lavire Bulevardi” dhe forcërisht pengohej prokuroria të merrte dikë në pyetje.
Ky është një realitet një dekadë më parë.
Ky që ka bërë këto ju thotë sot eja ta bëjmë Shqipërinë madhështore.
Luli më këndonte hymnin këtu poshtë nga çadra sepse nuk donte reformën në drejtësi.
