“PD më shumë nxori kandidatë nga Big Brother sesa primaret”/ Rama: E kaloj oqeanin sa herë të dua
Kryesocialisiti Edi Rama në bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale u shpreh se e kalon oqeanin sa herë të dojë, si për të zhvilluar takime me të gjithë në Amerikë, apo edhe për të parë ndeshje basketbolli.
“Mos ma qaj hallin fare, oqeanin e kaloj sa herë të dua.
Edhe për tu takuar me të gjithë atje që janë në anën e shtetit amerikan, edhe për të shkuar për të parë ndeshje basketbolli.
Pa merak, rri i qetë. Pyet të tjerët", tha Rama.
Asnjë sondazh në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën jo përpara, por as afër nesh sa mund të flitet për ndonjë rikthim imagjinar të kënetës. Ka ikur historia e kënetës, është e mbyllur.
Njerëzit u futën me kokë në primare, më shumë nxori Big Brotheri.
Më shumë erdhën nga Big Brotheri sesa nga primaret.
Pikërisht se populli nuk ha bar. Shqipëria në 6 muaj ka hapur 3 grupkapituj ka dhe tre.
Me ndihmën tuaj ne nuk humbasim asnjë minutë dhe mbyllim negociatat.
Bëhemi vendi që ka kryer negociatat më të shpejta. Na ndihmon edhe fati që na ka ardhur në dorë”-u shpreh Rama.
