Lidh Durrësin me Prishtinën/ Rama publikon videon: Hekurudha ‘Kuq e Zi’ tashmë merr udhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2025, 12:05
Të hënën u prezantua në Shkodër projekti hekurudha ‘Kuq e Zi’, e cila do të lidh Prishtinën me Durrësin. Për këtë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
“Hekurudha Kuq e Zi tashmë merr udhë”, shkruan Rama. Hekurudha që lidh Durrësin me Prishtinën, ka rëndësi jo vetëm për transportin e mallrave dhe qytetarëve por do të përdoret edhe për qëllime ushtarake.
Hekurudha pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit, pritet të kalojë nga Durrësi, drejt Milotit, Mjedë, Shkodër, Gjakovë dhe më pas në Prishtinë.