Maignan, të martën pret “dritën jeshile” për t'u rikthyer në stërvitje…

Pas një frike të madhe dhe një nate në spital në Udine nën vëzhgim, Mike Maignan u kthye në Milano.

Francezi, raporton edicioni i djeshëm i Gazzetta dello Sport, tani do të marrë disa ditë pushim dhe të martën do të presë dritën jeshile për t'u rikthyer në stërvitje në Milanello.

Synimi është të fokusohet te sfida ndaj Atalantës dhe më pas te derbi ndaj Interit që do të luhet pak ditë më pas.