Prokopi: Pak minuta para derbit, koeficenti i fitores së Tiranës ndryshoi. Është shumë e dyshimtë

Gazetari, Mantho Prokopi i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se është shumë e dyshimtë që pak minuta para ndeshjes ndaj Partizanit, koeficenti i fitores së Tiranës ra nga 3.2 në 2.1.

Prokopi: Të shohësh që pak minuta para sfidës ose pak orë para sfidës koeficenti i Tiranës i fitores të bie nga 3.2 në 2.1, është shumë e dyshimtë.

Gjithashtu kemi qenë në stadium, të dëgjosh në stadium që çdo tifoz i Partizanit dhe Tiranës përpara sfidës të thoshtë që kjo ndeshje do i lihet Tiranës.

Pra janë disa faktorë që mua prap më kthejnë të mendoj që për fat të keq nuk po e shijojmë një Superiore të vërtetë.

Shpresoj që unë të jem gabim, por rezultatet dhe ato çfarë dëgjoj e shikoj në kampionatin shqiptar më thonë të kundërtën.