Shehu: Për pjesën e rënies nga kategoria, shumë ekipe janë në 'ethe' akoma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2025, 21:18
Ish-futbollisiti i Kombëtares, Ylli Shehu i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se përsa i përket rënies nga kategoria shumë ekipe janë në ‘ethe’.
Shehu: Ecuria e deritanishme e kampionatit i ka vënë të gjitha ekipet në lëvizje.
Si për kreun, si për ‘final4’, ashtu edhe për pjesën e rënies nga kategoria janë shumë ekipe që janë në ethe akoma.
Mezi presin ndonjë rezultat pozitiv.
Duhet që ekipet të kalojnë te minimum te 40 pikë që të mos bien nga kategoria.
Pjesa e fundit është shumë e fortë.
Të gjitha ekipet janë në valle.
