Çobani: Në derbi duhej të kishte më shumë tifoza, fitorja për Tiranën ishte domosdoshmëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2025, 21:09
Specialisti i futbollit, Artur Çobani i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se në derbin Tirana-Partizani duhej të kishte më shumë tifoza.
Çobani: Derbi asnjëherë nuk e ka të paracaktuar rezultatin pavarësisht nga pozicionet që kanë skuadrat në tabelë.
Aq më tepër derbi Tirana-Partizani, këto kanë pasur pak më shumë rivalitet jashtë shkallëve të stadiumit.
Përsëri kishte tifoza por jo aq sa duhej.
Normalisht duhej të kishte shumë herë më shumë se kaq, po vetë pozicioni i skuadrave në klasifikim apo rezultatet e javëve të fundit bëri që tifozët të ishin pak a shumë të larguar.
Megjithatë për Tiranën ishte domosdoshmëri.
