Plori: Partizani e prishi skuadrën në janar duke larguar 5 lojtarët më të mirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2025, 21:36
Trajneri i Vllaznisë U-19, Elvis Plori i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se Partizani në janar e prishi skuadrën duke larguar 5 lojtarët më të mirë.
Plori: Nëse do kishte filluar sot kampionati, unë mendoj se Partizani do ishte në vendin e Tiranës dhe Tirana do ishte në vendin e Partizanit.
Me rrugëtimin që kanë marr skuadrat, në janar kuptohet dhe e dimë të gjithë se Partizani e prishi skuadrën duke larguar 5 lojtarët më të mirë.
Pra nuk është e lehtë dhe nuk mund të thuash pse erdhën këto rezultate me Tiranën.
Skuadrat që janë në vështirësi për të rënë gjithmonë në fundin e kampionatit shprehin një dëshirë më të madhe dhe diferencat janë shumë të vogla.
