VIDEO/ Xherdan Shaqiri realizon dopietë, udhëheq Baselin drejt titullit kampion në Zvicër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2025, 11:52
Basel ka marrë një fitorë të thellë 0-4 në transfertë ndaj Zurich, ndeshje e vlefshme për Superligën në Zvicër. Protagonist i kësaj fitoreje ka qenë Xherdan Shaqiri.
Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit shënoi dy gola, fillimisht në minutën e 43-të me një goditje të fuqishme e cila përplaset në traversë fillimisht dhe më pas në trupin e një lojtari vendas dhe përfundon në rrjetë.
Goli i dytë erdhi në minutën e 52-të pjesës së dytë falë një ekzekutimi mjeshtëror të goditjes së dënimit.
Me dy golat e sotëm, Shaqiri shkon në kuotën e 13 golave dhe kryeson listën e golashënuesve bashkë me Dereck Kutesa, sulmuesi i Servette.
Me fitoren e sotme, Baseli shkon në 58 pikë, 7 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Servette, e vendit të dytë.

