VIDEO/ CR7 si në kohët e vjetra, portugezi shënon dy gola për 7 minuta, njëri spektakolar
Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë, portugezi nuk rresht së shënuari dhe tashmë regjistron 933 gola në karrierën e tij.
Portugezi ka shënuar sonte 2 gola në 7 minuta në sfidën që Al Nassr po luan në shtëpi ndaj Al Riyadh.
Miqtë shënuan të parët me Selemani në fund të pjesës së parë dhe e mbyllën atë në avantazh. Al Nassr përmbysi shifrat në pjesën e dytë me dy golat e shpejtë të Ronaldos.
Fillimisht portugezi barazoi shifrat në minutën e 55-të pas asistit të Mane, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 62-të. Portugezi shkundi rrjetën me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.
What a goal from 40 year old Cristiano Ronaldo
— Nungua Burnaboy (@views09_) April 12, 2025
Give him the Puskas already, this is the goat ???? ???? pic.twitter.com/MeLpJKgnyq
Al Nassr në fund fitoi 2-1 takimin.
GOAL CRISTIANO RONALDO!!!!!!!!!!!!! pic.twitter.com/SwjMbpTNqR
— The Screenshot Lad (@thescreenlad) April 12, 2025
