VIDEO/ Fitorja e 14-të radhazi me ‘knock-out’, Roberto Bakaj gjunjëzon rivalin në Gjermani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2025, 22:34
Boksieri shqiptar, Roberto Bakaj, ka shënuar fitore të madhe ndaj Jose Gabriel Yanez.
Raundi i dytë ishte vendimtar, pasi Bakaj e rrëzoi në parket kundërshtarin e tij dy herë në ndeshjen e zhvilluar në Bochum të Gjermanisë.
Bakaj vazhdon me rekord pozitiv në boksin profesionist. 30-vjeçari ka 14 ndeshje dhe të gjitha fitore, të gjitha me nokaut.
