Formula 1/ Oscar Piastri siguron ‘pole position’ në Bahrein, ndjekin Mercedes dhe Ferrari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2025, 19:51
Oscra Piastri me McLaren siguroi “pole position” në Bahrein, i vlefshëm për garën 4-t sezonale të Formula 1.
Piloti australian dha kohën 1’29”841, duke qenë më i shpejti në pistë.
Fundi i provave zyrtare ishte mjaft dramatik, me kryesuesin që ndryshonte në çdo moment.
Në vendin e dytë u rendit George Russell me Mercedes, që do ta nisë garën nga vija e parë.
Ferrari u klasifikua në vendin e tretë me Charles Leclerc, ndërsa në vendin e katërt u rendit makina tjetër Mercedes, ajo e Kimi Antonelli.
Pra, tri makina të ndryshme në tri vendet e para.
Në “top-10” vendet e para u renditën edhe Pierre Gasly (Alpine), Lando Norris (McLaren), Max Verstappen (Red Bull), Carlos Sainz (Williams), Lewis Hamilton (Ferrari) dhe Yuki Tsunoda (Red Bull).
